Jemi fiks në periudhën ku i betohemi vetes se do të fillojmë palestrën, se që pas dhjetorit nis dieta apo se këtë vit, do të qëndrojmë më shumë në shtëpi. Fatkeqësisht, pavarësisht qëllimeve tona të mirë, biem pre e zakoneve tona pak javë pas vitit të ri.
Sidoqoftë, kjo që thamë nuk duhet t’ju ndalojë të reflektoni. Dhe është momenti ideal për ta bërë këtë. Mos u mjaftoni me “Neë Year, Neë Me”, por uluni pak me veten dhe përgjigjuni pyetjeve më poshtë.
1. Ti depoziton apo tërheq energji nga të tjerët?
Zakonisht, njerëzit duan nga koha jote apo je ti ajo që shkon pas kohës së tyre? Ankohesh, flet për problemet e tua, pyet, gjykon apo je ai/ajo që je prezent gjithë kohës, i bën njerëzit të ndjejnë siguri dhe kur pyet e bën në mënyrën më të pafajshme të mundshme? Mos harroni që në fund të ditës, njerëzit do t’ju kujtojnë për mënyrën se si u ndjenë pranë jush.
2. A po tërhiqni marrëdhëniet e duhura?
Analizo gjithë njerëzit që ke në jetën tënde. Do të gjesh plot informacion që thjesht është duke të pritur ty. Besoji intuitës dhe bëj më të mirën për veten.
3. A do guxosh këtë vit?
Jetojmë në një botë të mbushur me mundësi dhe frika “se mos humbasim” duhet hequr këtë vit. Kujto vetëm që angazhimi kërkon disiplinë, përgjegjshmëri dhe risk.
4. A do ta shmangësh dhimbjen dhe me çfarë çmimi?
Jeta është shumë e shkurtër t’i shpenzosh ditët me ndërveprime pa vlerë është e kotë. Jep sa të mundesh, fol me njerëz dhe shpreso.
5. Do lejosh që edhe këtë vit të të kontrollojë frika?
Pse duhet që eksperiencat e hidhura të së shkuarës të prishin të tashmen? Boll mbajtët ankth për gjëra që s’janë në dorën tuaj. Jepi vetes çfarë meriton dhe beso se në raste emergjente ke aftësinë dhe forcën që ta përballosh situatën gjer në fund. Ndërkohë, shijo momentin.