Pasditen e së hënës ekipi i shkumbinit i është rikthyer seancave stërvitore në kuadër të përgatitjeve për fazën e dytë të kampionatit.

Drejtuesit e Shkumbinit zyrtarizuan stafin e ri për këtë sezon. Vladimir Gjoni do të jetë trajneri i ri i shkumbinit në fazën e dytë. Së bashku me stafin e tij i është besuar nga Presidenti Kasa detyrën e vështirë për ngritjen e ekipit në Kategorinë e parë.
Nga ana e tij Gjoni u shpreh se ndjehet i kënaqur me rikthimin në Peqin tashmë si trajner. Njëcerek shekull më parë Vladimir Gjoni ka qenë një sulmues shumë i dashur për tifozërinë peqinase me golat dhe kontributin tek Shkumbini në kategorinë Superiore.

Po ashtu drejtuesit e Shkumbinit kanë zyrtarizuar edhe Anxhelo Sutën në rolin e Drejtorit Sportiv në ekipin e Shkumbinit.
Po ashtu Suta u shpreh:
Ndjehem i kënaqur por edhe shumë i motivuar pasi Peqini dhe Shkumbini janë shtëpia ime. Dëshiroj të bëjmë më të mirën për realizimin e projektit të presidentit dhe kthimin e ekipin mes më të mirëve në kategorinë e Parë e më tej.

Presidenti Ali Kasa i uron Një vit sa më të mbarë e të suksesshëm lojtarëve dhe stafit të ekipit të Shkumbinit.