Frqncezi Kingsley Coman (1996) iu nënshtrua dje një operacioni në zemër. Julian Nagelsmann e njoftoi këtë në konferencë, duke i siguruar të gjithë për gjendjen e mirë të ish-sulmuesit të Juventusit:
“Kingsley u operua dje. Ai kishte një rrahje të lehtë shtesë të zemrës, një aritmi të zemrës. Për fat të mirë, gjithçka shkoi mirë dhe lojtari do të jetë në gjendje të rifillojë aktivitetin së shpejti. Në periudhën e fundit ai merrte frymë keq dhe luante më pak intensivisht. Kështu që ne bëmë një EKG dhe gjetëm një problem që fatmirësisht zgjidhet në një kohë të shkurtër. Të martën ai do të fillojë përsëri të bëjë kardio dhe pastaj do të shohim kur ai është gati për tu kthyer. Nuk do të kalojnë më shumë ee dy javë para se ai të kthehet në stërvitje me ekipin. Ishte vetëm një operacion i vogël që eliminoi aritminë kardiake dhe jam i sigurt se do të kthehet në 100%”.