Klevis Cullhaji është kreu i ri i Tatimeve të Bashkisë Elbasan. Ekonomisti 46 vjeçar vjen pas një CV të pasur ku spikat drejtimi i SIGAL Group ne Elbasan. Ka qenë kryetari Gledian Llatja që i ka besuar pozicionin kyç te mbledhjes së të ardhurave në Bashkinë e Elbasanit. Lëvizjet e reja vijnë në kuadër të rifreskimit që kryetari i Bashkisë i bën strukturave që drejton për të shtuar ritmin në punë.