Klevis Xhoxhi do të jetë prefekti i ri i Elbasanit. Që nga dita e nesërme, ai do të zëvendësojë prefektin aktual Maksim Malaj. Klevis Xhoxhi është kontribues i hershëm i Partisë Socialiste madje dhe kandidat për deputet. Këtë herë kryeministri Edi Rama i ka besuar postin më të lartë në Elbasan.

Klevis Xhoxhi ka lindur në Elbasan, në nëntor të vitit 1978. Ka mbaruar studimet për degën Juridik. Në vitin 2010 certifikohet për pjesëmarrje të sukesshme për “International Summerschool Albania – Driving Sustainable Development Towards the EU Challenges.”

Më pas, në vitin 2011 specializohet në Master të nivelit të dytë në Shkenca Politike, profili Administrim Publik.
Klevis Xhoxhi ka një karrierë të larmishme, duke filluar nga viti 2003-2006 si jurist pranë Zyrës Juridike të Institucionit të Prefektit të Qarkut Elbasan. 2006-2007 ka qenë Drejtor Rajonal i Agjensisë së Sigurimit të Automjeteve. Në vitin 2007-2008 ka pasur funksionin e Drejtorit të Marrëdhënieve me Publikun, Bashkia Elbasan.

Në vitin 2008-2015 pozicionohet si Drejtor i Qendrës Ekonomike të Arsimit Elbasan. Klevis Xhoxhi, nga 2015 – 2019 mban pozicionin e zv/Kryetar Bashkie Elbasan.
Nga viti 2019 e deri sot, Xhoxhi mbante postin e drejtorit te Kadastres Elbasan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu