Konfirmohen tre raste të tjera me CoVid 19 në Elbasan. Nënë me dy vajzat pozitiv, babai negativ.

Tre raste të reja me CoVid 19 janë konfirmuar në Elbasan. Bëhet fjalë për një zonjë rreth 53 vjeçe dhe dy vajzat e saj.

Ndërsa bashkëshorti i zonjës ka dalë negativ.
Mësohet se zonja është punonjëse në një filial banke. Nesër pritet të vendosen hapat në vijim për punonjësit e tjerë të bankës.