Juventus do të kishte kryer një sondazh për të nisur një negociatë të mundshme për të paktën një nga objektivat.

Sipas thashethemeve, bardhezinjtë janë të interesuar për tre lojtarë të Bayernit.

Sipas Corriere dello Sport, tek Juve trajneri Allegri pëlqen mesfushorin gjerman Leon Goretzka (1995).

Një tjetër emër i nxehtë është ai i Leroy Sané (1996), i cili mund të largohet nga Bayern Munich gjatë verës.

Sipas thashethemeve, objektivi i tretë është Noussair Mazraoui (1997), mbrojtësi i djathtë i kombëtares marokene.

 

Strategjitë e transferimit të Bayernit do të varen shumë nga zgjedhja e trajnerit të ardhshëm që do të zëvendësojë Tuchelin.