Shtohet numri i të infektuarëve në SHBA ku ka shkuar në 235.190 në total numri i të prekurve me koronavirus ku 20.187 raste u shfaqën vetëm ditën e fundit.

Numër i lartë të prekurish edhe në Angli ku vetëm ditën e fundit janë shfaqur 4.244 raste dhe 569 të vdekur duke e cuar në 33.178 numrin total të të prekurve prej të cilëve 2.921 kanë ndërruar jetë.

Në Itali numri i viktimave me koronavirus brenda 24 orëve është 760 e numri total i tyre ka arritur në 13.915. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 4.668 raste më shumë se numri i përgjithshëm i personave pozitiv me koronavirus është 115.242.

Vazhdon rritja e pandemisë edhe në Spanjë ku vetëm ditën e fundit janë shfaqur 6.120 raste dhe 709 të vdekur duke e cuar në 110.238 numrin total të të prekurve prej të cilëve 10.096 kanë ndërruar jetë.

Ja të dhënat në detaje për shtetet më të prekura: