Janë shënuar 4 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, duke e cuar në total 59 numrin e të infektuarve. Për fat të keq, deri tani janë shënuar 2 të vdekur, ndërsa njëri është shëruar. Në total deri tani janë testuar 665 raste të dyshuara.

Rastet e konfirmuara me koronavirus:

  • Tiranë 42 raste
  • Durrës 5 raste
  • Lushnje 2 rast
  • Elbasan 2 raste
  • Fier 6 raste
  • Rrogozhinë 2 raste

30 tek infektivi, 3 paciente në terapi intensive-30 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani  dhe Rrogozhina). Prej tyre, tre pacientë janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient i moshës 66-vjecare në spitalin Infektiv, që vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale. Prej disa ditësh pacienti ishte i intubuar (me respiracion të drejtuar) në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë ditës së djeshme, në vijim të ndjekjes dhe trajtimit shëndetësor të pacientëve të konfirmuar me COVID-19 në spitalin infektiv, është kryer ritestimi për kontaktin e parë të pacientit zero, i cili ka rezultuar negative. Do të vijohet me testin e radhës për të konfirmuar negativizimin nga COVID-19 për këtë pacient.