Paris Saint-Germain vazhdon të jetë i interuare për qendërmbrojtësin Kalidou Koulibaly, ku shpresojnë që të përforcohen me të në verë.

Napoli aktualisht po përpiqet t’i largojë klubet e interesuara dhe ka vendosur një çmim prej 150 milionë eurosh.

Sipas portalit Calciomercato ka raportuar se të dy klubet tashmë janë duke negociuar dhe se gjigantët e Ligue 1  e shohin 28-vjeçarin si zëvendësimin perfekt për Thiago Silvan, që pritet të largohet nga kryeqyteti francez, pasi kontrata e mbrojtësit brazilian skadon këtë verë.

Le Parisien raporton se senegalezi ka blerë një apartament në vlerë 4 milionë euro në qendër të Parisit dhe zërat për një lëvizje në PSG janë rritur këtë mëngjes.