Tottenham Hotspur thuhet se është një hap larg nënshkrimit me qenërmbrojtësin francez, Jules Kounde (1998), i cili pritet të transferohet nga Sevilla.

Qendërmbrojtësi francez është shfaqur si një shënjestër kryesore për drejtorin e ri sportiv të Spurs, Fabio Paratici, i cili është i etur për të siguruar Kounden nga Sevilla si dhuratë për trajnerin e ri Nuno Espirito Santo.

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, Sevilla është afër pranimit të një oferte nga Spurs prej 30 milionë eurosh dhe teserën e qendërmbrojtësit kolumbian e Davinson Sanchez (1996).