Ne bashkine Cerrik prej me shume 20 ditesh vijon puna per ndarjen e pakove ushqimore nga kryetari  Andis Salla. Sipas te dhenave zyrtare deri tani jane ndare tek familje te varfera dhe me probleme shendetesore rreth 1500 pako ushqimore.

Salla gjithashtu pohoi se nepermjet adiministratoreve ju eshte ardhur ne ndihne personave qe kane nevoje per medikamente.

Kryebashkiaku i beri thirrje banoreve te bashkise Cerrik, e cila per fat nuk ka asnje te prekur me Covid 19, te qendrojne ne shtepi pasi i gjithe stafi i bashkise eshte ne dispozicionin e tyre per t’iu ardhur ne ndihme ne çdo situate.