Egjipti ka fituar me penallti ndaj Kamerunit për të kaluar në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës, pasi që koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyll pa gola.

Ndeshja mes Kamerunit dhe Egjiptit nuk prodhoi gola, ndërsa kamerunasit ishte më të mirë gjatë lojës duke prodhuar më shumë raste.

Michael Ngadeu (Kamerun) ishte i pari që rrezikoi në minutën e 18-të, por pa sukses.

Pas tij rrezikoi edhe Vincent Aboubakar, por goditja e tij u bllokua.

Ngadeu rrezikoi edhe dy herë në pjesën e parë, por në të dyja rastet nuk gjeti rrjetën.

Egjipti seriozisht rrezikoi në minutën e 56-të, kur Mohamed Salah gjuan nga brenda zonës, por Andre Onana bën një pritje të mirë.

Karl Toko Ekambi u përgjigj me një gjuajtje të mirë, por topi godet shtyllën.

Në fundin e kohës së rregullt, përzgjedhësi i Egjiptit, Carlos Queiroz, u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë.

Koha e rregullt u mbyll pa gola dhe skuadrat shkuan në vazhdime, dy herë nga 15 minuta.

Vetëm një rast ishte për tu përmendur, kur Salah gjuan në minutën e 101-të, por goditja e tij shkon ngjitur me shtyllën.

Me penallti Egjipti ishte më i mirë, pasi që shënoi tri herë, ndërsa kamerunasit dështuan në tri tentime radhazi.

Egjiptit do të luajë në finale me Senegalin.