Përfaqësuesja e Kosta Rikës e ka mposhtur Japoninë me rezultat 1-0 në ndeshjen e dytë të Grupit E në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Pas humbjes së thellë nga Spanja, Kosta Rika shihej si skuadër jo-favoritet, sidomos ndaj Japonisë që mposhti Gjermaninë.

Megjithatë, ekipi përfaqësues nga Amerika Qendrore u tregua luftarak duke fituar në fund një ndeshje shumë të luftuar.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë e barabarta nga të dyja skuadrat, por pa ndonjë rast të theksuar për gol dhe portat mbeten të paprekura.

Në pjesën e dytë, Japonia ishte skuadër dukshëm më e mirë duke krijuar më shumë dhe duke rrezikuar disa herë, por golin e vetëm e shënoi Kosta Rika.

Ishte Keysher Fuller Spence (81’), i cili shënoi golin e epërsisë 1-0 dhe me këtë rezultat përfundoi ndeshja pas 90 minutave.

Pas kësaj fitore, Kosta Rika e sheh veten në pozitën e tretë me tri pikë, po aq sa ka Japonia e dyta.

Në ndeshjen e ardhshme, Japonia luan ndaj Spanjës, ndërsa Kosta Rika përballet me Gjermaninë.