Ka përfunduar 3-3 sfida mes Kamerunit dhe Serbisë në ndeshjen e Grupit G.

Ndeshja nisi mirë për afrikanët, teksa Castelletto realizoi në minutën e 29-të.

Por Serbia përmbysi rezultatin në pjesën e parë duke realizuar 2 gola me Pavlovic 45’+1  dhe Milinkovic-Savic 45’+3.

Në pjesën e dytë Mitrovic 53’ thelloi shifrat dhe u duk se fitorja do i shkonte Serbisë.

Por Kameruni nuk u dorëzuar dhe realizoi 2 gola brenda 3 minutave me autor Aboubakar 63’ dhe Choupo-Moting 66’.

Ndërkohë, ky barazim ju prish punë të dy ekipeve teksa Kameruni dhe Serbia janë përkatësisht në grupin në vendin e 3-të dhe të 4-t me nga 1 pikë secila.

Në ndeshjen e fundit, Kameruni luan ndaj Brazilit, ndërsa Serbia ndaj Zvicrës.