Bayern Munich ka marrë një fitore të lehtë 0-2 ndaj Al Ahly në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për klube.

Goli i parë në këtë ndeshje, erdhi në minutën e 17-të, kur Robert Lewandowski shënoi nga afërsia pas asistit nga Serge Gnabry për 0-1.

Bayerni vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, kur përsëri polaku Robert Lewandowski që realizoi për 0-2 në minutën e 86-të kësaj radhe pas asistit nga Leroy Sane.

Bayern tashmë ndodhet në finale ku do të luajë përball klubit meksikan U.A.N.L Tigres.