Interi ka shënuar fitore ndaj Fiorentinës me rezultat 2-1 në ndeshjen cerekfinale të Kupës së Italisë.

Ekipi i Antonio Contes ishte i vendosur në këtë takim, duke e kërkuar fitore nga fillimi.

Edhe pse tentativa për gol kishte, nuk erdhi goli deri në fundin e pjesës së parë.

Pas një aksioni të bukur të Interit, Antonio Candreva përfitoi edhe nga ngathtësia e mbrojtjes mysafire për të shënuar për 1-0, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Në fillimin e pjesës së dytë Lautaro Martinez dhe Alexis Sanchez kishin raste të mira që ta shtonin epërsinë, por nuk ia dolën.

Fiorentina arriti që në minutën e 60-të ta barazojë rezultatin. Ishte Marftin Caceres që shënoi me kokë për 1-1.

Por Interi e ktheu shpejtë avantazhin. Nicolo Barella me një goditje të fortë nga afër zonës shënoi për 2-1.

Deri në fund më gola nuk kishte dhe Interi kalon në gjysmëfinale ku do të takohet me Napolin.