Athletic Bilbao ka arritur të fitojë me rezultat minimal 1-0 ndaj Barcelonës në ndeshjen e vlefshme për çerekfinale të Copa del Rey.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Barcelonës, por edhe të ashpër dhe me kartona, ndërsa asnjëra skuadër nuk arriti të gjej golin.

Rastet më të mira në këtë pjesë i patën Ansu Fati (5’, 8’), por pa pasur sukses, ndërsa Bilbao gjeti golin me Inaki Williams (10’), por u anulua si i parregullt.

Në pjesën e dytë, përsëri ishte Barcelona, e cila pati diçka më shumë nga loja, por ishin vetëm vendasit që shënuan.

Antione Griezmann (70’) e kishte rastin më të mirë për të shënuar, por goditja e tij nga afërsia u prit nga portieri i Bilbaos.

Deri në fund të ndeshjes, katalunasit provuan ende, por u befasuan në fund nga Bilbao, të cilët shënuan në shtesë me anë të Williams, i cili shënoi për 1-0 dhe i dha fitoren dhe kualifikimin tutje ekipit te tij.