Real Sociedad është kualifikuar pas shumë kohësh në finalen e Kupës së Mbretit.
Kjo pasi ata triumfuan edhe në ndeshjen e dytë duke e mposhtur Mirandes me rezultat minimal (0-1).
Oyarzabal (41’) shënoi golin e vetëm nga penalltia, teksa Sociedad kishte fituar edhe ndeshjen e parë 2-1.
Tani klubi ku luan Adnan Januzaj pret njërën nga Bilbao osa Granadan në finale.