Një biokimiste nga Virginia është shpallur fituese e Miss America 2020 pasi kreu një eksperiment shkencor live, duke thyer kështu të gjitha stereotipet e konkursit.

Camille Schrier mposhti 50 vajza për të marrë kurorën në finalen e së enjtes në Uncasville, Connecticut.

Me bluzën e bardhë të laboratorit, studentja 24 vjeçare tërhoqi vëmendjen e jurisë dhe publikut me demostrimin kimik në shfaqjen e talenteve.

Zonja Schrier fitoi një bursë prej  50,000 dollarë dhe një rol një-vjeçar si Miss America.

Schrier tha se shpresonte të “thyejë stereotipet për atë që do të thotë të jesh një Miss Amerikë në vitin 2020“.

Schrier ka dy grada shkencore universitare dhe po studion një doktoraturë në farmaci në Universitetin e Commonwealth të Virginias.