Një penallti e marrë dhe e transformuar me ftohtësi, një gol i shënuar si një zog grabitqar në zonë dhe një tjetër penallti (e anuluar më vonë nga VAR)e fituar në fund. Nëse Feyenoord u largua nga Olimpico pa bërë figurë të keqe, të paktën nga pikëpamja e rezultatit (4-2, ndoshta 4-3 nëse provohej edhe penalltia e dytë), merita është në thelb e Santiago Gimenez.
Ai është 183 cm i gjatë dhe luan me këmbën e majtë. I futur në minutën e 64-të në vend të Pereira-s, sulmuesi i lindur në vitin 2001 luajti i vetëm, duke zgjuar shokët e tij nga tortura e pjesës së parë dhe duke rindezur një lojë që deri tani nuk kishte asgjë më shumë për të treguar. I shpejtë, teknikisht i fortë, i zoti në lëvizjen e topit në një hapësirë të vogël dhe mbi të gjitha vdekjeprurës para portës, I linduri në Buenos Aires, Argjentinë, por që luan me fanellën e përfaqësuese ssë Meksikës i dërgoi një sinjal të qartë dhe të rrumbullakët zotit Slot, i cili nuk e ka përdorur kurrë si titullar deri më tani.
Para 26 minutave të luajtura kundër Lazios në Europa League, Santiago Gimenez kishte bërë 3 paraqitje këtë sezon si zëvendësues në Eredivisie, me 1 gol dhe 1 asist në meritën e tij, përveç 5 ndeshjeve me po aq gola të shënuar në kampionatin meksikan. Feyenoord e bleu atë në fund të korrikut nga Cruz Azul për vetëm 4 milionë euro. Një investim që, nëse talenti tashmë në kombëtaren e Meksikës vazhdon të shprehet në këtë mënyrë, mund t’i japë vërtet shumë kënaqësi kuqbardhëve dhe një fitim kapital historik për skuadrën e Roterdamit.