Shqipëria është goditur sot nga një valë tërmetesh të fuqishëm, e për pasojë kanë humbur jetën 18 persona dhe janë plagosur mbi 350 të tjerë.
Mes tyre ka humbur jetën edhe një shef policie. Thuhet se ai po qëndronte në një godinë bashkë me një pjesë të kursit të studentëve të Akademisë së Sigurisë të vendosur në Kavalishencën e Durrësit,kur ndërtesa është shembur.
Lajmi është bërë me dije nga një koleg të ndjerit, i cili tregon se komisari i policisë, Bajram Hajdarmetaj, ka qënë në ndërtesë bashkë me një person tjetër, e në momentin e lëkundjes ky i fundit është hedhur nga godina, ndërsa Hajdarmetaj nuk ka mundur dot t’i shpëtojë rrënojave.
Oficeri i policisë shkruan:
Ky eshte Bajram Hajdarmetaj , nga Tropoja qe humbi jeten mengjesin e sotem ne Durres pasi ndertesa ku po qendronte ai u shemb, ai po qendronte bashk me nje pjese te kursit te studenteve te Akademise se Sigurise te vendosur ne Kavalishencen e Durresit!
Ngushellime familjes dhe te afermve! Jemi kolege. Kane qene dy persona ne godine. Njeri eshte hedhur nga godina. Ai personi tj qe ka qene me te eshte hedhur dhe ka shpetuar! Flm”