Atletico Madridi fitoi me rezultat 3-1 ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Elche në kuadër të javës së 14-të në La Liga.

Golat për ekipin e Diego Simeones u shënuan nga Luis Suarez (41’, 58’) dhe Diego Costa (80’), ndërsa për Elchen shënoi Lucas Boye (64’).

Kjo ndeshje për sulmuesin uruguaian, Luis Suarez ishte e 200-ta në La Liga, të zhvilluara me Barcelonën dhe Atletico Madridin.

Ky rekord i uruguaianit u ‘festua’ me dy gola të shënuar apo plot 153 gola në 200 paraqitje të bëra, ndërsa ka edhe 73 asiste.

Për Atleticon ishte paraqitje e 9-të për Suarezin, ndërsa për Barcelonën ka bërë plot 191 paraqitje në La Liga.