Granada fiton 2-1 ndeshjen e parë të javës së 16-të të La Liga-s dhe ia kalon në renditje kundërshtarit të ditës Alaves, duke e çuar në +3 distancën nga zona e rënies.

Skuadra andaluziane kalon në epërsi pas 14 minutash me Puertas dhe ruan epërsinë deri në dhjetë minutat e fundit të lojës, kur një autogol i Abram i kthen baskët në lojë, por pesë minuta më vonë Arias firmos avantazhin e ri dhe përfundimtar për vendasit.