Nuk kanë fund lajmet për yllin argjentinas Lionel Messi. Pasi kapiteni i Barcelonës ka kërkuar largimin nga Camp Nou gjatë afatit sezonit veror të transferimeve, shumë skuadra janë futur në garë për të.

Messi pretendon të largohet i lirë nga Barcelona, ndërsa klubi thotë se nëse dëshiron ai largimin duhet të paguhet klauzola e tij.

Tanimë në këtë çështje ka ndërhyrë edhe La Liga, ku i ka mbajtur anën Barcelonës në këtë rast. Federata ka konfirmuar se Messi ka një kontratë aktive me katalunasit dhe në të është një klauzolë që duhet paguar për tu larguar ai.

Në lidhje me interpretimet e ndryshme që e kundërshtojnë njëra-tjetrën, të publikuara ditëve të fundit në media të ndryshme, në lidhje me situatën kontraktuale të lojtarit Lionel Andres Messi me Barcelonën. La Liga e konsideron të përshtatshme për të sqaruar se, pasi të jetë shikuar kontrata e lojtarit me klubin e tij.

Kontrata është aktualisht në fuqi dhe përfshin një klauzolë të përfundimit të saj të zbatueshëm në rast se Lionel Andres Messi vendos të kërkojë përfundimin e njëanshëm të parakohshëm të kontratës.

La Liga nuk do të japë leje për çregjistrimin e lojtarit nga federata, nëse shuma e cekur në kontratë si klauzolë nuk paguhet”, thuhet në njoftimin e La Ligas.

Tani i mbetet skuadrave të interesuara për Messin, që nëse duan transferimin e tij të paguajnë klauzolën e argjentinasit që është 700 milionë euro.