Valencia ka arritur fitojë ndaj Getafes në “Mestalla në ndeshjen hapëse të sezonit 2021-2022 në La Liga me rezultat 1-0.

Pas vetëm një minute lojë Guillamon ndërhyri ashpër dhe gjyqtari pasi vëzhgoi VAR-in e ndëshkoi me kartonin e kuq futbollistin e Valencias.

Edhe pse me një lojtar më pak, Valencia reagoi dhe mori penalti në minutën e nëntë.

Carlos Soler ishte i saktë nga pika e bardhë duke dërguar topin në rrjetë për 1-0.

Valencia rezistoi deri në fund dhe mori fitoren e parë sezonale në një takim mjaft të vuajtur.

Tre pikët e para nën drejtimin e “Los Murcielagos” për ish trajnerin e Getafes, Jose Bordalas.