Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja dhe pikërisht nga El Chiringuito, gjithmonë shumë afër ngjarjeve të shtëpisë së Real Madridit.
Profili zyrtar i transmetimit në Twitter bën të ditur se klubi spanjoll ka konfirmuar se i ka bërë një ofertë prej 160 milionë eurosh Paris Saint-Germain për Kylian Mbapé dhe ka kërkuar leje për të folur me lojtarin dhe agjentët e tij.
Merkato është gati të ndizet javën e fundit, me të ardhmen e shumë emrave të mëdhenj në rrezik, përfshirë edhe ata si Cristiano Ronaldo.