Nuk ka qetësi as këtë mëngjes, tërmeti shkund sërish Durrësin dhe Tiranën. Sipas informacioneve parapraket thuhet se tërmeti i orës 07.04 ka qenë me magnitudë, 4.48 i shkallës rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë pranë Detin Kepit të Rodonit, mes Hamallajt dhe Thumanës. Thuajse në të njëjtin vend ka rënë dhe tërmeti i mbrëmshëm i orës 22.00. Qytetarët i luten Zotit që të mos ketë dëme.