Ylli francez do të detyrohet të ndalet gjatë për shkak të dëmtimit të kofshës së majtë të pësuar kundër Montpellier-it. Ai me siguri do të humbasë ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut, qëllimi është të kthehet në ndeshjen e madhe në Ligue 1 kundër Marseille më 26 shkurt.

Mbrëmja tashmë shumë negative kundër Montpellier-it mund të kthehet përfundimisht në diçka shumë më të keqe për Kylian Mbappé dhe PSG-në e tij.  Krahas dy penalltive të humbura dhe një gabimi të bujshëm para portës definitivisht jo si ai, kampioni francez pësoi edhe një dëmtim muskulor i cili tashmë do ta detyrojë të qëndrojë larg fushave për të paktën 3 javë, siç komunikuan francezët nga buletini mjekësor i klubit.

“Dëmtim në muskulin e kofshës së majtë”, thuhet në njoftim: përkthyer, ndër të tjera, do të thotë të mos ketë ndeshje të parë të 1/16-tës kundër Bayern Munichut, pika e parë vendimtare e fazës së dytë të sezonit parizian.
Në fakt, nëse prognoza trejavore respektohet realisht, Mbappé me siguri nuk do të jetë në gjendje të rikuperohet më 14 shkurt, data e ndeshjes në Parc de Princes, ndërsa ai duhet të jetë në dispozicion për rikthimin e Allianz më 8 mars.  Përveç ndeshjes së parë kundër bavarezëve, Mbappè duhet të mungojë edhe në ndeshjet e Ligue 1 kundër Toulouse, Monaco dhe Lille, si dhe në finalen e 16-tës së Kupës së Francës kundër Marseille.