Bayern Munich humbet një lojtar të rëndësishëm para ndeshjes në Ligën e Kampionëve
Mesfushori i Bayern Munich, Leon Goretzka, ka thyer dorën gjatë fitores 3-1 kundër Mainz dhe ai do të mungojë në ndeshjet e ardhshme të ekipit gjerman.

Shkalla e lëndimit u konfirmua nga një skanim mjekësor sipas klubit, ku konfirmuan se lojtari ka kaluar me sukses operacionin. Periudha që do ta shpenzojë jashtë fushe është 2-3 javë ku është e sigurtë mungesa ndaj Galatasarayt, Darmstadt dhe Saarbrucken dhe është në dyshim aktivizimi ndaj Borussia Dormtund në dt 4 nëntor.

Goretzka pësoi lëndim në dorë menjëherë pasi shënoi golin e tretë të Bayernit ndaj Mainz, pasi u kthye nga grumbullimi me Gjermaninë.

Lëndimi i Goretzka vjen në një moment të keq për kampionët e Gjermanisë, të cilët tashmë kanë një sërë lojtarësh jashtë fushës.

Së bashku me Neuer, i cili nuk ka luajtur për Bayernin që nga nëntori i vitit 2022 për shkak të një aksidenti gjatë skijimit që e la me një këmbë të thyer, kampionët janë gjithashtu pa Serge Gnabry, Noussair Mazraoui, Raphael Guerreiro dhe Dayot Upamecano.