Kupa e Botës ka përfunduar për Lucas Hernandez pasi mbrojtësi i Francës këputi ligamentin e kryqëzuar anterior (ACL) në gjurin e tij të djathtë gjatë fitores 4-1 të kampionëve në fuqi ndaj Australisë në Grupin D të martën.

Federata Franceze (FFF) e konfirmoi lajmin pas testeve mjekësore në Katar.

Hernandez, i cili luan për gjigantët e Bundesligës, Bayern Munich, doli nga fusha duke çaluar pasi qëndroi i shtrirë në bari për disa minuta duke mbajtur gjurin e tij pasi u godit me top nga Matheë Leckie, i cili dha asistimit për golin hapës të Craig Goodwin për Australinë.

Ai u zëvendësua nga vëllai i tij Theo Hernandez, i cili luan te Milani.

Viktimë e një këputjeje të ligamentit të kryqëzuar anterior të gjurit të djathtë, Lucas Hernandez duhet të tërhiqet nga Kupa e Botës. I gjithë grupi i uron shërim sa më të mirë”, – thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Francës.

Nga ana tjetër edhe Bayern Munchen ka njoftuar lajmin e hidhur ku ka sqaruar qe do të mungojë disa muaj dhe sezoni 2022-23 mund të duhet i përfunduar për francezin.

Duke cituar Hasan Sailhamidzic
Hasan Salihamidžić, anëtar i Bordit të Sportit të FC Bayern:

Lucas Hernández ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e djathtë, na kanë njoftuar mjekët e kombëtares franceze. Sigurisht që të gjithë jemi të tronditur dhe na vjen shumë keq. Por Lucas është një luftëtar dhe do të kthehet i fuqishëm. Ai tani do të largohet shumë shpejt nga Doha, do të vijë tek ne, më pas do të operohet dhe do të fillojë rehabilitimin e tij në Mynih. Ai po merr të gjithë mbështetjen që mundet”.