Një lajm i keq ka ardhur për kombëtaren portugeze, me sulmuesin Diogo Jota që humbet Botërorin e Katarit pas një dëmtimi që mori ndeshjen e fundit kundër Manchester Cityt.
Sulmuesi 25 vjeçar u largua me barelë dhe u duk që situata për të nuk do të ishte e lehtë.
Siç raportojnë mediat angleze, Jota nuk do t’ia arrijë dot t’ia dalë për të qenë pjesë e Portugalisë në Botëror.
Kështu që Fernando Santos do të duhet të bëjë planet e tij pa një titullar kryesor të skuadrës.