Ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar në orën 11:00 është aprovuar shpërblimi për pensionistët. Për festat e fundvitit, qeveria ka vendosur që të japë 3 mijë lekë të reja shpërblim për të gjithë pensionistët.

Ndonëse u përfol që pas tërmetit qeveria do të anulonte shpërblimet e fundvitit për pensionistët, Rama ka vendosur të mos i lërë pa bonus.

Thuajse çdo vit, qeveria ka dhënë shpërblim për pensionistët, ku vitin e kaluar u dha 5 mijë lek të reja.