Atletico Madridi sërish ka lëshuar pikë, sot në fushën e Athletic Bilbaos në humbjen 2-1 në kuadër të javës së 32-të në La Liga.
Pas vetëm 8 minutash lojë, Baskët kaluan në epërsi me anë të Alejandro Berenguer.
Los Rojiblancos tentuan që të barazonin shifrat, mirëpo pjesa e parë u mbyll 1-0
Diego Simeone kërkoi nga lojtarët e tij që mos të dorëzoheshin deri në fund dhe ishte minuta e 77-të kur Stefan Savic mori një asist nga Yanick Carrasco, për të shënuar për 1-1.
Mirëpo, Bilbao e riktheu epërsinë me golin e shënuar nga Inigo Martinez në minutën e 86-të, nga një asistim mjaftë i bukur nga Gomez Ibai.
Pas javës së 32-të, Atletico Madridi ka 73 pikë, 2 më shumë se Real Madridi dhe Barcelona, me këta të fundit që kanë 1 ndeshje më pak, e që mund të bëhen edhe lider nëse fitojnë.