Pa histori ndeshja e parë e të hënës në LaLiga. Athletic depërton në Estadio Nuevo Mirandilla duke i dhënë një mësim Cadizit.
Përfundon 0-4, falë golave të Inaki Williams 24’ (i cili më pas humbet një penallti 35’), Guruzeta 56’ e 90’ dhe Berenguer 78’. Vendasit janë ende thatë dhe janë skuadra e vetme që nuk ka marrë ende pikë.
Një gol i Antoine Griezmann i mundëson Atletico Madridit të mposhtë Valencian 0-1 në ndeshjen e fundit të javës së tretë të La Liga. Sulmuesi francez hyn në pjesën e dytë dhe vendos ndeshjen me golin e tij në minutën e 65-të.
Fat i keq për skuadrën e Gattusos, të cilit iu anulua një gol nga Musah në pjesën e parë për shkak të një faulli (neto) të Diakhaby ndaj Joao Felix.