Atletico Madridi dhe Athletic Bilbao kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në La Liga.

Los Colchoneros nuk kanë arritur të shfrytëzojnë terrenin vendas për të marrë një fitore ndaj baskëve.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët tentuan disa herë për të gjetur golin e epërsisë.

Megjithatë, edhe përkundër rasteve të shumta, portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim me barazim 0-0.

Në pjesën e dytë, trajneri Diego Simeone bëri shumë ndryshime pasi e donte me çdo kusht fitoren në ndeshjen ndaj baskëve në Wanda Metrolpolitano.

Angel Correa (47’) dhe Marcos Llorente (75’) rrezikuan për Atleticon, por pa pasur sukses dhe ndeshja u mbyll me barazim 0-0.

Vlen të theksohet se vendasit luajtën nga minuta e 78-të me një lojtarë më pak, pasi Joao Felix u largua me të kuq nga gjyqtari.

Pas këtij barazimi, Atletico e sheh veten në pozitën e parë me 11 pikë, ndërsa Bilbao e sheh veten në pozitën e katërt me 9 pikë.

Në ndeshjen e radhës, kryeqytetasit luajnë në udhëtim te Getafe, ndërsa baskët e presin Rayo Vallecanon.