Atletico Madrid ka shënuar fitore ndaj Celta Vigos me rezultat 4-1 në kuadër të javës së pestë në La Liga.
Vendasit shënuan që në fillim të ndeshjen, në rastin e parë serioz.
Zhvillohej minuta e 9-të, kur Angel Correa arriti të shënojë për 1-0.
Pjesa e parë nuk solli më gola, ndërsa në të dytin numri i tyre ishte katër.
Fillimisht Rodrigo de Paul ishte ai që e dërgoi rezultatin në 2-0 në minutën e 50-të.
Në minutën e 66-të, Yannick Carrasco më një aksion individual arriti të shënojë për 3-0.
Krejt çka bën mysafirët ishte një gol në minutën e 71-të, kur Gabriel Veiga shënoi pas asistimit të Iago Aspas për 3-1.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes u vendos në minutën e 82-të, kur Unai Nunez shënoi në portën e tij për 4-1.
Atletico Madrid tani ka 10 pikë dhe mban pozitën e katërt.