Atletico Madrid i rikthehet suksesit në La Liga, duke mposhtur me vështirësi Sevillan në Civitas Metropolitano në ndeshjen e prapambetur të javës së katërt.

Një gol vendimtar nga Marcos Llorente 46’ në fillimin e pjesës së dytë i dha fitoren vendasve. Spanjolli u fut si zëvendësues i Molinës dhe sapo hyri shënoi 1-0.

Ky do të ishte rezultati përfundimtar, pavarësisht inferioritetit numerik të Colchoneros. për shkak të përjashtimit të Soyuncu në minutën e 70-të.

Djemtë e Simeones fluturojnë në vendin e tretë, ndërsa skuadra andaluziane mbetet e gjashtëmbëdhjeta.

Atlético de Madrid – Sevilla Fútbol Club 1-0:
(46′) Llorente.

Atlético de Madrid: Oblak; Molina (Llorente 46′), Witsel, Giménez, Azpilicueta, Riquelme (Correa 46′); De Paul, Koke (Soyuncu 66′), Lino; Griezmann, Morata (Saúl 54′).

Sevilla Fútbol Club: Dmitrovic; Juanlu, Gudelj, Sergio Ramos, Kike Salas, Pedrosa (Januzaj 82′); Soumaré, Óliver Torres (Rafa Mir 78′), Rakitic (Sow 53′); Suso (En-Nesyri 53′) y Ocampos.

Karton i verdhë:
Molina, Giménez, Correa, Witsel, De Paul, Llorente / Suso, Kike Salas, Sergio Ramos.

Karton i kuq:
Soyuncu 70’.