Atletico Madridi ka shënuar fitore ndaj Rayo Vallecanos 1:2 në udhëtim në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në La Liga.

Molina kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 22-të të ndeshjes.

Nuk vonoi shumë dhe Hermoso e dyfishoi epërsinë e Atletico Madridit dy minuta më vonë.

Krejt çfarë bënë vendasit ishte goli i ngushtimit të rezultatit në minutën e 85-të të takimit nga Garcia.

Kjo fitore e dërgon Atletico Madridin në 57 pikë në vendin e tretë, vetëm dy më pak se Real Madridi në pozitën e dytë.

Në anën tjetër, Rayo Vallecano mbetet i nënti me 37 pikë gjithsej.