Atletico Madrid ka shënuar fitore shumë të rëndësishme 2-1 përballë Athletic Bilbaos në ndeshjen e mbetur të javës së 26-të në La Liga.

Ishin mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi me golin e Iker Muniain (21’), i cili u asistua nga Inaki Williams.

Por pa përfunduar vendasit ia dolën ta barazonin rezultatin Thomas Lemar ktheu një top në formë harkimi drejt qendrës së zonës, ndërsa Marcos Llorente (45’) shënoi me kokë.

Los Rojiblancos kaluan në epërsi me golin e Luis Suarez (51’) nga penalltia, i cili rezultoi të ishte edhe goli i fitores.

Falë këtij triumfi, Atletico Madridi rikthen epërsinë prej 6 pikësh ndaj Barcelonës që ndodhet në vend të dytë, ndërsa Athletic Bilbao mbetet në vend të tetë në tabelë me 33 pikë dhe do të vazhdojë përpjekjet për zonën evropiane.