Atletico Madridi ka shënuar fitore ndaj Osasunas me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 14-të në La Liga.

Ndeshja mes Atletico Madridit dhe Osasunas doli të jetë e fortë dhe me pak raste shënimi.

Pjesa e parë solli vetëm një rast shënimi, kur Lucas Torro tentoi për Osasunan.

Me të filluar pjesa e dytë Atletico shënoi me Antoine Greizamnn, por goli u anulua për pozitë jashtëloje.

Në minutat e fundit të ndeshjes Atletico Madridi rriti presionin në portën e mysafirëve.

Tannick Carraso rrezikoi në minutën e 82-të, por që topi shkoi ngjitur me shtyllën.

Goli erdhi në minutën e 87-të, kur Felipe shënoi me një goditje me kokë për 1-0.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Atletico fitoren e shtatë sezonel, ku tani me 26 pikë mban pozitën e 4-të.