Barcelona e ka mposhtur Elchen me rezultat minimal 2-0 në kuadër të javës së 20-të në La Liga.

Skuadra katalunase e filloi mjaftë mirë takimin, duke filluar si zakonisht me presion të lartë, por goli i parë i takimit u shënua në minutën e 39-të me anë të Frenkie de Jongut.

Elche filloi ta merrte veten në pjesën e dytë dhe rrezikoi portën e mysafirëve në minutën e 50-të me anë të Diego Gonzalez që kërkoi penallti, por që referi nuk mendoi ashtu.

Shtatë minuta më vonë, skuadra vendase rrezikoi përsëri, derisa tani me anë të Emiliano Rigonit, por që ishte i pasaktë.

Në minutën e 89-të, Barcelona krijoi një shans të mirë me anë të De Jong që asistoi për Riqui Puig që realizoi për 2-0.

Pas javës së 20-të, Barcelona është në vendin e tretë me 37 pikë, derisa në xhiron e 21-të do të ketë punë me Athletic Bilbaon.