Barcelona ka regjistruar fitore prej 2-1 përballë Real Madridit (2-1) në ‘el Clasicon’ e vlefshëm për javën së 26-të në La Liga.

Rezultati u zhbllokua pas nëntë minutash lojë. Ronald Araujo ishte i pafat duke e devijuar në portë harkimin e Vinicius Junior (9’).

Shifrat u barazuan në fund të pjesës së parë. Sergi Roberto ishte në vendin e duhur në kohën e duhur për ta futur topin në rrjetë (45’).

Pas një rasti të Robert Lewandowskit në pjesën e dytë, Marco Asensio ia doli ta fuste topin në rrjetë, mirëpo pas shqyrtimit nga VAR-i, goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Në minutat shtesë (90’+2), Franck Kessie pranoi një top nga Alejandro Balde për ta shënuar golin e fitores.

Me këtë fitore, Barcelona vazhdon primatin bindës në La Liga me 12 pikë më shumë se Real Madridi që nuk ia doli ta ngushtonte diferencën e pikëve dhe tash ka mbetur shumë prapa në garën për titull