Barcelona e ka fituar ndeshjen e madhe e javës së 15-të në La Liga, pasi e ka mposhtur Atleticon në Madrid me rezultatin minimal 1-0.
Los Cholchoneros e filluan mjaft mirë ndeshjen duke e rrezikuar disa herë portën e Blaugranasëve, por Marc-Andre ter Stegen ishte në formë.
Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, por në të dytën kishim një skenar tjetër.
Barcelona filloi të rrezikonte më shumë portën e Atleticos, por edhe këta të fundit nuk i ndalin sulmet në drejtim të portës blaugrana.
Kampioni në fuqi i La Liga-s arriti ta zhbllokonte rezultatin me Leo Messin 86’ që e shënoi golin e vetëm në këtë takim duke befasuar edhe portierin Oblak.
Pas javës së 15-të, Barcelona është në vend të parë me Realin me 31 pikë, ndërsa Atletico gjendet në pozitën e 6-të me 25 pikë.