Barcelona ka shënuar fitore të rëndësishme në fushën e Real Betisit me rezultatin 3-2 në ndeshjen e javës së 23-të në kampionatin spanjoll, La Liga.
Rezultati u zhbllokua me një gol të Sergio Canales 6’, i cili shënoi nga penalltia.
Epërsia e vendasve zgjati, duke qenë se Frenkie De Jong 9’ e barazoi rezultatin pas asistit nga Lionel Messi.
Nabil Fekir krijoi sërish avantazh për vendasit (26’), mirëpo në fund të pjesës së parë (45’+3), Sergio Busquets e barazoi rezultatin, ndërsa Messi ishte sërish asistues.
Në pjesën e dytë, Blaugranët kaluan për herë të parë në epërsi me golin e shënuar nga Clement Lenglet (72’) dhe ky ishte asistimi i tretë i Leo Messi.
Kur po afrohej fundi i takimit, Nabil Fekir (76’) dhe Clement Lenglet (79’) i morën kartonët e dytë të verdhë dhe u përjashtuan nga loja.
Kjo fitore e vendos Barcelonën me 3 pikë pas liderit të kampionatit, Real Madridit.