Barcelona nuk ka mundur të shkojë më shumë se sa një barazim ndaj Alaves me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 11-të në La Liga.

Pjesa e parë ishte shumë e dobët mes këtyre dy skuadrave, ku u shënua vetëm një rast serioz.

Eric Garcia ishte ai që rrezikoi me kokë në minutën e 19-të, por portieri ndali gjuajtën e tij.

Pjesa e dytë nisi me një gol shumë të bukur.

Ishte Memphis Depay që me një goditje të fuqishme nga distanca shënoi për 1-0.

Por vetëm pas tre minutash Alaves u përkujdes që ndeshja të barazohej.

Luis Rioja 52’ mori një aksion i vetmuar duke kaluar disa lojtarë vendas, pasoi shkurt me Joselun dhe pastaj kaloi edhe portierin gjerman Ter Stegen për të shënuar për 1-1.

Jordi Alba, Depay dhe Philippe Coutinho, provuan të gjejnë golin e fitores, por nuk ia arritën.

Barcelona mbetet në vendin e 9-të me 16 pikë.