Barcelona ka barazuar me Levanten si mysafir me rezultat 3-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në La Liga.

Katalanasit morën epërsinë me Leo Messin 26’ që me një goditje me në ajër shënoi për 1-0.

Barcelona e shtoi epërsinë me Pedrin 34’ në 2-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ishin vendasit që kërkonin më shumë golin dhe e gjetën në minutën e 57-të me Gonzalo Melero.

Pas vetëm 2 minutash Jose Morales arriti të shënojë për t’i barazuar shifrat në 2-2.

Por katalansit u kthyen në lojë dhe morën epërsinë sërish me Osumane Dembele që shënoi në minutën e 64-të.

Në minutë e 83-të u barazuan sërish shifrat me Sergio Leon që gjeti rrjetën për 3-3.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Barcelona u desh të pajtohet me barazimin.

Pas këtij barazimi Barca është në vendin e dytë me 76 pikë, 1 më pak se Atletico që ka 1 ndeshje më pak të zhvilluar.