Nuk gabon Barcelona. Të besuarit e Ronald Koeman kanë siguruar pikët e plota në shtëpi, duke e mposhtur 5-2 Getafen.
Barcelona e nisi mirë takimin, Lionel Messi 8’ shënoi për 1-0, por Clement Lenglet 12’ u gjend në vendin e gabuar dhe e dërgoi topin në portën e tij, për 1-1.
Ishte nata edhe e autogolave, pasi në 28’, Sofian Chakla bëri një gabim të pafalshëm, duke mos u koordinuar me portierin, dhe e dërgoi topin në portën e tij.
Më pas Barcelona u lehtësua dhe menjëherë, në atë të 34’, shënoi sërish Leo Messi, për 3-1,
Në pjesën e dytë Enes Unal 69’ i Getafes shënoi për rezultatin 3-2, para se te shenoje Ronald Araujo 87’ per 4-2 dhe Griezmann 93’ për 5-2.
Me këtë fitore, Barça ka shkuar në kuotën e 68 pikëve, dy më pak se Reali dhe pesë më pak se Atletico, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.