Barcelona ka triumfuar 4-0 ndaj Valladolidit në kuadër të javës së tretë në La Liga.

Pas 24-të minutash lojë, Blaugranasit kaluan në epërsi me anë të Robert Lewandowskit, që u asistua nga Raphinha.

Derisa po përfundonte pjesa e parë, katalunasit dyfishuan epërsinë, tani me anë të Pedrit (43’), me Ousmane Dembelen që ishte asistuesi.

Në 45 minutat e dytë, u prodhua edhe dy gola nga vendasit, duke volusur kështu fitoren e tyre në 4-0. Ishte minuta e 65-të e takimit, kur anësori francez ishte sërish në listën e asistuesve, ndërsa sulmuesi polak realizoi golin e tij të dytë personal.

Për rezultatin 4-0, u përkujdes Sergi Roberto, që realizoi në minutën e 90+2, për fitoren e thellë.

Pas javës së tretë, Barcelona gjendet në vendin e dytë me shtatë pikë, ndërsa në xhiron e katërt takohen me Sevillën.

Real Madridi ka marrë tre pikë të mëdha në udhëtim te Espanyoli në kuadër të javës së tretë në La Liga, pasi ndeshja përfundoi 3-1.

Pas vetëm 12-të minutash lojë, Los Blancos kaluan në epërsi me golin e Vinicius Junior, me Aurelien Tchouamenin që ishte asistuesi.

Por, mbretërit nuk ia dolën të mbanin epërsinë qysh në pjesë të parë, pasi Espanyoli i barazoi shifrat në 1-1 me golin e realizuar nga Joselu (43’).

Në 45 minutat e dytë, ishte lojë e dominuar nga mysafirët, dhe me çka erdhi edhe u shënuan dy gola spektakolar.

Sulmuesi francez Benzema ia doli të shënonte golin e epërsisë, dhe atë e arriti në minutën e 87-të falë një asistimi brilant nga Rodrygo.

Por, lojtari më i mirë sipas UEFA-s, ia doli të realizonte edhe golin e dytë personal, tani nga gjuajtja e lirë në minutën e 90+10-të, për rezultatin final 3-1.

Pas javës së tretë, Real Madridi është lider me nëntë pikë, aq sa ka edhe Real Betisi, e që në xhiron e katërt do të kenë pikërisht punë me ta.