Barcelona ka fituar ndaj Villarrealit me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së dhjetë në La Liga.

Katalanasit e nisën mirë ndeshjen duke krijuar disa raste para portës së Geronimo Rullit.

Goli i epërsisë erdhi në minutën e 31-të, kur Robert Lewandowski pranoi një top në zonë dhe me një lëvizje të bukur shmangi një mbrojtës për të shënuar për 1-0.

Polaku sërish ishte në aksion në minutën e 35-të, ku me një goditje nga distanca shënoi një gol të bukur për 2-0.

Tre minuta më pas Ferran Torres u fut bukur në zonë, asistoi te Ansu Fati i cili gjeti rrjetën për 3-0.

Pjesa e dytë pati më pak raste dhe nuk solli më gola, pasi Barcelona e kishte siguruar fitoren.

Në fund ndeshja u mbyll me tre golat e pjesës së parë dhe Barcelona me 25 pikë mbetet në vendin e dytë në renditje, me tri më pak se Real Madridi.